Vehapi tregon se si mund të vijë deri tek infektimi i ujit me baktere

Aktuale

Vehapi tregon se si mund të vijë deri tek infektimi i ujit me baktere

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:14
Profesori i mikrobiologjisë, Idriz Vehapi

Në rrjedhën e ujit të Drenocit kanë rezultuar disa baktere, të njohura si Escherichia coli. Teksa në 3 fshatrat tjera, në mostrat e ujit që janë marr në Gllogjan, Izniq dhe në një fshat tjetër që kanë rrjedhën e njëjtë të ujit, pra që furnizohen nga një gyp, ka rezultuar që përqindja e klorit ka qenë zero. Pra, ai ujë nuk kishte qenë i dezinfektuar me klor.

Profesori i mikrobiologjisë, Idriz Vehapi, ka deklaruar se bakterie të tilla zakonisht gjenden në mjedise të ndryshme dhe uji është mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e tyre, sidomos në ujerat e atakuara me ndotje fekalike por edhe me të tjera.

“Këto burime të ndryshme për të qenë të sigurta për pije e amvisëri, ato duhet të trajtohen me procedura të caktuara për t’i eliminuar. Pas trajtimit të ujit dhe verifikimit me analiza mikrobiologjike, tek uji që është për pije s’ka tolerancë aty, aty numri duhet të jetë zero”.

“E coli është një idikator që tregon praninë e fekaleve të njerëzve, por mund të ketë edhe prejardhje prej vërshimeve të ndryshme, qoftë nga vendbanimet e ndryshme ose prej burimeve tjera, p sh. kalbja e kufomave të ndryshme të shtazëve, etj., dhe këto janë raste që mund të ndodhin gjatë vërshimeve të ujit, të cilët arrijnë të depërtojnë edhe në gypat e ujësjellësit dhe pastaj mund të shkojë edhe deri te konsumatori”, deklaroi profesor Vehapi.

Ai po ashtu sqaroi se simptomat fillojnë të shfaqen prej dy ditësh e tutje që kur këto mikroorganizma bien në kontakt me njeriun, por se mund të evitohen përmes antibiotikëve dhe se nuk beson që do jenë problem në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat