Kërkuan protesta për shkarkimin e Albin Kurtit/ Profesor Maxharraj godet LDK-në dhe AAK-në, ja çfarë i paralajmëron

Aktuale

Kërkuan protesta për shkarkimin e Albin Kurtit/ Profesor Maxharraj godet LDK-në dhe AAK-në, ja çfarë i paralajmëron

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:02
Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe AAK-ja kanë kërkuar protesta për shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Këtë thirrje të opozitës e ka komentuar prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili pyet partitë në fjalë se ku do t’i marrin protestuesit, pasi nuk i kanë.

Ai kërkon të presin pak, dhe të shohin se çfarë do të bëjë Kurti, pasi që, sipas tij, i ka marr gërshërët dhe do t’i qethë ata të opozitës të cilët e vodhën dhe plaçkitën Kosovën.

“Pritni pak sepse nuk mund te shpëtoni aq lehtë për te gjitha te bëmat qe ia bëtë këtij populli duke e humbë Çakorrin, duke e sjellë Asociacionin, duke e detyruar këtë popull qe masovikishtë të ikë nga vendi për një kore buke, ku veç ne kohën e Isa Mustafës si kryeministër ikën përmes Serbisë ne Hungari mbi 100 mijë qytetare", shkruan Maxharraj në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

KURTI IK/LDK E AAK KËRKUAN PROTESTA PËR SHKARKIMIN E KRYEMINISTRIT KURTI.

Javash, javash ku doni me i marrë protestuesit, kur si keni, ata ju hodhën si te pavlerë në humnerë, si te pa përdorshëm.

Pritni pak çka po nguteni, gajret, hala jeni taze në opozitë duhet më u pjekë edhe pakë.

Pritni pak se Kurti veç sa i ka bërë gati gërshërët për me i qethë të gjitha ata ne opozitë të cilët e vodhën, e plaçkitën këtë vend që 20 vjet.

Kurti nuk mund të ikë hala se ka punë me ju, sepse tashti ai ka me ju qethë një nga një, ashtu siç ju e qethet, e rropët dhe e molët këtë vend dhe këtë popull.

Pritni pak, mos u nguteni sepse Kurti ka edhe shumë punë tjera me ju, sepse ju ishit ata qe ia vratë të ardhmen këtij vendi.

Pritni pak sepse nuk mund te shpëtoni aq lehtë për te gjitha te bëmat qe ia bëtë këtij populli duke e humbë Çakorrin, duke e sjellë Asociacionin, duke e detyruar këtë popull qe masovikishtë të ikë nga vendi për një kore buke, ku veç ne kohën e Isa Mustafës si kryeministër ikën përmes Serbisë ne Hungari mbi 100 mijë qytetar.

Mos u nguteni, javash, javash pritni në opozitë derisa të ju vjen radha që të qetheni një nga një për keqpërdorimet e Juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat