Rron Gjinovci vjen me një deklaratë interesante: Kurti e ‘kalli’ lojën, i sakatoi!

Aktuale

Rron Gjinovci vjen me një deklaratë interesante: Kurti e ‘kalli’ lojën, i sakatoi!

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:20
Gjinovci dhe Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i ka komentuar raportimet lidhur për fustanin e vajzës së kryeministrit Albin Kurti në Kanë.

Gjinovci ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i djegur dhe sakatuar të gjithë gazetarët.

Sipas tij, Kurti ‘çdo dy ditë i shtinë me bo lajme të rrejshme e i përgënjeshtron mandej e i qet joprofesional siç edhe janë’.

Ja shkrimi i tij:

Jau kalli lojën Bini “gazetarve” i sakatoj. Çdo dy ditë i shtin me bo lajme të rrejshme e i përgënjeshtron mandej e i qet joprofesional siç edhe janë. Krejt kjo, se qyqet e shkreta prej gëzimit që "Ho, e nxunëm!" nuk e aplikojnë parimin e parë të gazetarisë, pra marrjen e versionit nga pala tjetër ashtuqë me e konfirmu lajmin. Nga gazetarë, të degjenerum në spekulantë, brenda pak orësh. Ndërkohë Bini e vazhdon mbajtjen e pushtetit edhe nja dy mandate qishtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat