Vjen befasia nga Gjilani, ky është kandidati i LDK-së për kryetar

Aktuale

Vjen befasia nga Gjilani, ky është kandidati i LDK-së për kryetar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:02
LDK

LDK-ja ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.

Befasi mund të konsiderohet emri i tij, pasi Haziri në vazhdimësi kishte bërë me dije se nuk do të kandidojë për kryetar të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat