Dardan Molliqaj lirohet nga ndalimi policor

Aktuale

Dardan Molliqaj lirohet nga ndalimi policor

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:24
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar nga ndalimi policor 48 orësh.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kucci, e cila tha se lirimi i tij ndodhi pas presionit të madh publik.

“Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dardan Molliqaj është arrestuar dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 eurove për regjistrimin e veturave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat