Vjedhja në dhomën e dëshmive, anëtari i VV-së tregon arsyen e nervozizmit kaq të madh të opozitës

Aktuale

Vjedhja në dhomën e dëshmive, anëtari i VV-së tregon arsyen e nervozizmit kaq të madh të opozitës

Nga: M.L. Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Ish zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani komentoi suspendimin e policit që menaxhoi situatën gjatë protestës së PSD-së, ndërsa bëri krahasimin me pushtetet e kaluara.

Ai rikujtoi kohën kur në ndërtesën e policisë, në dhomën e dëshmive janë vjedhur evidenca për krimin e organizuar në vlere prej rreth 10 milionë eurove, për të cilat su ndëshkua askush.

“Ky pra eshte dallimi, e gabimet jane te mundshme! Polici qe menaxhoi situaten gjate protestes se PSD-se suspendohet dhe besoj se do te hulumtohet rasti nga Standardet.

Ne kohen e PDK, LDK, e AAK, ne ndertesen e policise, ne dhomen e deshmive, jane vjedhur evidenca per krimin e organizuar ne vlere prej rreth 10 milione euro. Ne kete rast jo vetem qe s'u ndeshkua kush, por madje pergjegjesit per sigurine e ketyre ambienteve u perparuan ne detyre!”, u shpreh Zogiani.

Sipas tij, fakti se sot është vendosur llogaridhënia ne sektorin publik është arsyeja e një nervozizmi kaq të madh të opozitës, një pjese të medias, dhe ndonjë preponenti të shoqërisë civile...

“Me vjen keq qe reagimet teresisht te motivuara e diabolike po mbulojne reagimet me vend dhe permbajtje, te cilat po kalojne pavrejtshem!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat