​“Kosova e Re” në Arbitrazh, Rizvanolli: Rrezikojmë të paguajmë deri në 20 milionë euro

Aktuale

​“Kosova e Re” në Arbitrazh, Rizvanolli: Rrezikojmë të paguajmë deri në 20 milionë euro

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:21
Artanë Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, e ka quajtur projekt të vdekur termocentralin “Kosova e Re”, por që vendi rrezikon të paguajë 20 milionë euro për këtë projekt për shkak se çështja është në në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kompania amerikane “ContourGlobal”, cila u trëhoq nga ky projekt në dhejtor të vitit 2020, e dërgoi Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës.

Rizvanolli tha se asnjëherë nuk ka pasur transparencë rreth termocentralit “Kosova e Re”, për specifikat dhe financimin e projektit.

Rizvanolli: “Kosova e Re” është projekt i vdekur

Ky është një projekt i vdekur por fatkeqësisht ky është një projekt për të cilin ne si shtet ka mundësi që do të vazhdojmë të paguajmë kosto, rasti është në Arbitrazh ndërkombëtare, avokati i shtetit është duke përfaqësur Kosovën në këtë rast dhe ka rrezik, unë shumë shpresoj që nuk do të ndodhë por ka rrezik që do të përfundojmë duke humbur miliona, apo një përllogaritje është që do të jetë deri në 20 milionë në Arbitrazh për këtë projekt”, tha Rizvanolli.

Në vitin 2017, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj nënshkroi marrëveshje me “ContourGlobal” për dnërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat e që të kushtonte 1.3 miliard euro.

“Kosova e Re” duhej të fillonte së ndërtuari vitin e kaluar dhe të përfundonte pas tri vitesh. Mirëpo, në dhejtor 2020 “ContourGlobal” njoftoi tërheqjen nga ky projekt me arsyetimin se nuk do të ndërtojnë më projekte me thëngjill por kishin përmendur edhe ndryshimet që kishin ndodhur në Kosovë në atë kohë. Levizja Vetëvendosje ka qenë kundër këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat