Xhevdet Pozhari kërkon shkarkimin e Shpend Ahmetit: Ky qyqan e dallavergji...

Aktuale

Xhevdet Pozhari kërkon shkarkimin e Shpend Ahmetit: Ky qyqan e dallavergji...

Nga: A.Zh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:08
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kujtuar se si kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë.

Teksa e ka quajtur “qyqan” e “dallavergji”, Pozhari ka kërkuar shkarkimin e Ahmetit, përcjell Bota sot.

“Për ata që kanë harruar, ky dembeli e pat shkarkuar Arben Vitinë, drejtorin ma të suksesshëm të shëndetësisë që ka pasur Prishtina ndonjëherë. Qyqani këtë e pat bë me një deklaratë nga një studio televizive. Tetori po më duket larg! Nuk mjafton veç shkarkimi i këtij dallaveregjie...”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Kritikat e Pozharit vijnë pasi dje është vërshuar kryeqyteti nga reshjet e shumta të shiut./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat