Ish-diplomati serb: Përparimi në Bruksel lidhur me dialogun varet nga sjellja e Prishtinës

Aktuale

Ish-diplomati serb: Përparimi në Bruksel lidhur me dialogun varet nga sjellja e Prishtinës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:42
Zoran Milivojeviq

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka thënë se deri më tani nuk ka indikacione se mund të pritet ndonjë përparim në Bruksel lidhur me dialogun – dhe se sipas tij “gjithçka varet nga sjellja e Prishtinës”.

“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në pozicionin e palës së Prishtinës, e cila insiston vetëm në çështjet e statusit, vështirë se do të kemi ndonjë përparim. Kur bëhet fjalë për Serbinë, pozicioni i Serbisë është i pandryshuar, shumë i qartë, dialogu po, normalizimi sigurisht, ajo duhet të të jetë në interes të të dy palëve”, tha ai për RTS.

Sipas tij, Serbia do të insistojë në tre gjëra siç ka bërë deri më tani më parë – në vazhdimin e dialogut për çështje për të cilat ka marrëveshje dhe që janë ekonomia dhe të zhdukurit, çfarë do të thotë jeta, mbi të gjitha për Asociacionin e Komunave Serbe dhe e treta në lidhje me vazhdimin e dialogut atje ku u ndal një vit e gjysmë më parë, përpara pandemisë.

“Për të përfunduar, kjo varet nëse do të ketë një ndryshim në qëndrimin e palës nga Prishtina dhe nëse BE ka ushtruar presion mbi palën e Prishtinës për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut, dhe nëse po, në çfarë mase”.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një dialog sot dhe ai nuk ka asnjë alternative”, theksoi ai.

“Ky është lajmi më i rëndësishëm sot dhe pavarësisht se si përfundon, është e rëndësishme që dialogu të zhvillohet”, shtoi Milivojeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat