​Zemaj: Shkarkimet e bordeve tendencioze dhe me qëllime politike

Aktuale

​Zemaj: Shkarkimet e bordeve tendencioze dhe me qëllime politike

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:44
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me shkarkimet e bordeve, sot kur po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Zemaj ka thënë se këto vendime, partia në pushtet po i bën për qëllime politike dhe jo siç deklaron për ndalje të keqpërdorimeve.

Zemaj: Me shkarkimet e bordeve, pushteti synon të kap institucionet e pavarura

“Më mirë është që arsyetimi të jetë shkurt shqip, transparent, por jo pa arsye ose me arsye që tash edhe qytetari i ka kuptu, që janë të thjeshta, që është për kapjen edhe të këtij institucioni. Nuk do të thotë që hekurudhat nuk kanë probleme në Kosovë, qoftë me prona, qoftë me kyçje ilegale, qoftë me ndërtime, gjëra të tjera, qoftë me rrezikshmëri, të cilat të gjithë i dimë, dhe sesi janë zhvilluar, jo vetëm këtu por kohët e fundit edhe në rajon dhe mbarë Evropën. Sido që të jetë, mendoj që kjo arsye nuk vlen, arsyet janë puro politike, janë tendencioze”, tha Zemaj.

Zemaj tha se bordet po shkarkohen me nguti, me qëllime tendencioze e politike.

Zemaj-Vetëvendosjes: Ndalni këto hajni

“Ndalni këto hajni të mbrapshta, e këto tendenca, sepse është marre, është turp, e keni marrë mandatin për me bë ndryshime, me i ndalu ato keqpërdorime që janë potencuar, e jo me vazhdu tash edhe me vjedh edhe në hekurudha. Për këtë arsye nuk ju miratohet as marrëveshja e kredisë, se nuk ju beson”, shtoi ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat