Opozita kritikon Qeverinë Kurti

Aktuale

Opozita kritikon Qeverinë Kurti

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 20:48
Qeveria e Kosovës

Shumë shpejt pritet që ta ftojnë në raportim kryeministrin Albin Kurti, për të folur për dialogun.

E kritik për këtë proces, u shfaqën partitë opozitare pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Për PDK, LDK,  e AAK, Kurti po shfaqet tejet jo transparent.

Madje, sipas tyre, është e pakuptimtë, se si kryeministri, pa ardhur fare në Kosovë, tash e dy javë, vazhdoi udhëtimin nga Franca drejt e në Bruksel për tu takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E nga Vetëvendosje, thanë se top prioritet i shefit të ekzekutivit, në dialog është tema e të pagjeturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat