​Mbi 93 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Aktuale

​Mbi 93 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 324 mijë e 107 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 93 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

20 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 107.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat