Gjykata Speciale sot me konferencë për ecurinë e çështjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Gjykata Speciale sot me konferencë për ecurinë e çështjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 08:43
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Prokurori në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sot do të mbajë konferencë për ecurinë e çështjes.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

“Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës.

Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 19 korrik në ora 12:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat