Qeveria bën plotësim ndryshimin e vendimit për propozimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të ZRRE-së

Aktuale

Qeveria bën plotësim ndryshimin e vendimit për propozimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të ZRRE-së

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:13
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e elektronike, Qeveria e Kosovës të mërkurën miratoi vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për propozimin e kandidatëve për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës nga mbledhja e nëntëmbëdhjetë (19) e zhvilluar me 14.07.2021.

Nga zyra e Kryeminsitrit nëpërmjet një komunikate për media kanë treguar se:

“Me plotësim ndryshimin e këtij vendimi, në vend të kandidatit të propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, z.Vehebi Sofiu, është propozuar z. Astrit Saraqini. Megjithëkëtë, z. Vehebi Sofiu, sipas vendimit Nr. 08/19 të datës 14.07.2021, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.

Vendimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat