“Po duan ta rrëzojnë nga froni”, ky është qëllimi i gardës së vjetër nga kryeministrit Kurti por...

Aktuale

“Po duan ta rrëzojnë nga froni”, ky është qëllimi i gardës së vjetër nga kryeministrit Kurti por...

Nga: G.B Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:37
Albin Kurti

Analisti Skënder Mulliqi ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e gjitha zhurma po bëhet me qëllim të shqetësimit dhe dekoncentrimit të Kurtit, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se ata synojnë që ta rrëzojnë sërish nga froni por në këtë mënyrë vetëm po e forcojnë më shumë atë.

Postimi i tij i plotë:

Në dëshirën e madhe për “gjah” , garda e vjetër kanë krijuar perceptimin për Kurtin si pronar i të gjithave, i cili po kontrollon te gjitha në Kosovë, e që ky percepcion i tyre po shërbehet si motiv e gjithë kësaj përndjekje ndaj tij. Synim i tyre është “gjahu” mbi viktimën, por jo edhe bërja politikë.

Këtyre në fakt politika edhe pak po ju intereson. E gjithë zhurma që po bëhet në media e ka të njëjtin qëllim. Britmat dhe nervozat e tyre e kanë qëllimin e shqetësimit dhe të dekoncentrimit të kryeministrit Kurti. Këtë po e bëjnë në mënyrë permanente, deri sa të mendojnë së i arrijnë synimit përfundimtare. E kanë rrëzuar njëherë nga froni dhe po mendojnë së do ta rrëzojnë edhe tash?

Mediet që po i përkrahin nuk i kanë sa për informim, por i kanë që sa më zëshëm ta shigjetojnë “gjahun”… Ata që po e bëjnë këtë punë, nuk ju intereson demokracia, nuk ju intereson të bërit politikë parimore. Ju intereson që grushtimet karshi Kurtit të janë sa më të forta dhe rrënuese për te. Të gjitha pyetjet tjera që ju bëhen, nuk kanë agjendë. Zgjidhje për gardistët e vjetër të politikës është ta “zgjedhin” problemin Kurti. Uria për të mira materiale dhe uria e tyre për vazhdimin e pasurimeve nuk kanë fund. Dua të them së teoritë e mashtrimeve po vazhdojnë e që nuk do të bëjnë punë kësaj radhe. Po e forcojnë edhe më shume pozitën e kryeministrit Albin Kurti si brenda, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edhe nëse nuk me besoni mua, jeni duke e pa vetë lexues të ndërruar rrjedhën e ngjarjeve politike, e veçmas ato në raport më Serbinë, ku Kurti është duke e përfaqësuar Kosovën denjësisht. Ta mposhtësh dike politikisht, duhet të jesh i rangut. Dhe, në gjithë këtë zallamahi politike , nuk besoj së kryeministri do të mposhtet nga ata që luftën politike po e bëjnë pa takat, dhe pa argumente…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat