Peci suspendon 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, kjo është arsyeja

Aktuale

Peci suspendon 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, kjo është arsyeja

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:03
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë vendim që t’i suspendojë 9 zyrtarë të këtij dikasteri qeveritar.

Sipas burimeve, të suspenduarit janë zyrtarët e arrestuar në “valën e dytë”, nën dyshimin për dallavere me subvencione.

”Ministri ka marrë vendim për suspendimin e 8 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, të cilët dyshohen për dallavere me subvencione”.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë ka arrestuar dhjetëra zyrtarë nën dyshimin me dallavere.

Vala e parë e arrestimeve kishte ndodhur në shkurt dhe e dyta, para pak javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat