Pacolli thotë se vendimi i GJND-së ishte jo vetëm një fitore faktike por edhe ligjore

Aktuale

Pacolli thotë se vendimi i GJND-së ishte jo vetëm një fitore faktike por edhe ligjore

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:58
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ka kujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se deklarata e 17 Shkurtit 2017 ishte hartuar mirë dhe ishte e bazuar në të drejtat legjitime të qytetarëve të Kosovës.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot është përvjetori kur GjND përkrahu Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit 2008. Deklarata e 17 Shkurtit 2017 ishte hartuar mirë dhe ishte e bazuar në të drejtat legjitime të qytetarëve të Kosovës. Kjo deklaratë madje ishte në përputhje me shumicën e vendeve më demokratike në botë. Serbia e kundërshtoi këtë Deklaratë, duke besuar se ata po bëjnë më të mirën per veten e tyre, por rezultati i Gjykatës më të Lartë të Drejtësisë në botë kundërshton padinë serbe dhe mbështet Deklaratën, e cila për ne ishte jo vetëm një fitore faktike por edhe ligjore- ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat