​Miratohet në parim Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme

Aktuale

​Miratohet në parim Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetët e Kuvendi të Kosovës me 65 vota për kanë miratuar në parim Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari tha se ky projektligj synon të rregullojë tregun e naftës duke përkrahur operatorët dhe qytetarët.

Hajdari: Ky projektligj synon të rregulloj tregun e naftës

“Synon të rregulloj tregun e naftës duke përkrahur operatorët dhe qytetarët. Spektrori i naftës është rëndësishëm, jo vetme për zhvillim ekonomik, por edhe për sundimin e ligjit, mbrojtjen e konsumatorit, mjedisit, konkurrencës si dhe integrimin evropian në përgjithësi. Ky projektligj ofron këto përparësi, do të krijojë mekanizma që lidhen me prodhimin dhe përpunimin. Procedurat e lejeve do të jenë të thjeshtësuara, bizneset do të kenë në të thjesht pajisjen me leje dhe shteti do të ketë më të lehtë mbikëqyrje të lejeve”, u shpreh ajo.

Ndërsa, të mangët këtë projektligj e konsideruan opozita, të cilët nuk e përkrahën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat