Ish-ministri: Rama është takuar fshehurazi me Zaev dhe Vuçiç, duan të krijojnë “Jugosllavinë e Re”

Aktuale

Ish-ministri: Rama është takuar fshehurazi me Zaev dhe Vuçiç, duan të krijojnë “Jugosllavinë e Re”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:02
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu pretendon se kryeministri Rama është takuar sot fshehurazi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se takimi i sotëm është bërë vetëm më një qëllim, për të zhdukur nga harta e Ballkanit jo vetëm Kosoven, por dhe 8 shtetet të tjera, nga te cilat 5 janë anëtare të BE duke krijuar “Jugosllavinë e Re”.

Shehu shton se dite te zeza me pasoja te renda kombëtare e historike na presin, nëse te tilla projekte ogurzeza do te lejohen te avancojnë.

Postimi i plotë:

Sot një takim “okult” Vucic-Zaev-Rama, që në vend të Brukselit përcakton për neve si Europë, Beogradin!

Ishte Zaev, që mbas takimit të sotëm on line komunikon për gjetjen e re të asaj treshe:

“Ballkani i Ri Europian”, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, pra te ashtuquajturin MiniShengeni ballkanik.

Pa dyshim me qendër Beogradin e lider universal Vucic.

Duke “zhdukur” kështu nga harta e Ballkanit jo vetëm Kosovën, por dhe 8 shtete të tjera, nga të cilat 5 janë anëtare të BE.

Ne fakt kjo është vetëm “Jugosllavia e Re”, që falë qëndrimit konseguent të drejtuesve të Kosovës nuk ka brenda këtij projekti diametralisht të kundërt me realitetin, gjeografinë, historinë, përkatësinë, interesat e aspiratat e mëdha jo vetëm të shqiptareve edhe Prishtinën.

Dhe ndërkaq në fshehtësi e pa asnjë transparence po përgatisin takimin vendimarës të 29 Korrikut!

Nuk përjashtohet që aty të përfshihet në këtë nocion të ri gjeopolitik anti shqiptar, edhe Rusia.

Ne fakt janë të gjitha premisat për këtë, se Serbia e ka firmosur tashti Traktatin EuroAzian me Moskën, si “zinxhir” tërheqje për këtë “Jugosllavi te Re”, pavarësisht se mbi “gjethen e fikut” të saj shkruhet MiniShengeni ballkanik.

Dite të zeza me pasoja të rënda kombëtare e historike na presin, nqs të tilla projekte ogurzeza do të lejohen të avancojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat