Kusari Lila: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse

Aktuale

Kusari Lila: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:04
Mimoza Kusari Lila

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se si Vetëvendosje nuk kishin njohuri për vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për tiketat ngjitëse, i cili sot u tërhoq.

‘’Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informu opinioni, jemi informu edhe ne si deputetë. Ka qenë kocensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej.

Përveç pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila.

‘’Kjo nuk ka fillu të zbatohet. Ne nuk është veç ky proces por ka pasë një mori vendimesh që janë marrë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat