Mimoza Kusari: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

Aktuale

Mimoza Kusari: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:27
Mimoza Kusari Lila

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se si Vetëvendosje nuk kishin njohuri për vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për tiketat ngjitëse, i cili sot u tërhoq.

"Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informu opinioni, jemi informu edhe ne si deputetë. Ka qenë konsensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej. Përveç pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila.

Ajo tutje ka thënë se vendimi si i tillë nuk është zbatuar.

"Kjo nuk ka fillu të zbatohet. Ne nuk është veç ky proces por ka pasë një mori vendimesh që janë marrë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se vendimi për tiketat ngjitëse u shfuqizua sot nga ministria e Infrastrukturës pas reagimeve të mëdha publike dhe pas protestave të organizuara nga PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat