Ismaili tregon se si vendosi me “bujtë” në shtëpitë e qytetarëve të Prishtinës

Aktuale

Ismaili tregon se si vendosi me “bujtë” në shtëpitë e qytetarëve të Prishtinës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:28
Uran Ismaili

Uran Ismaili, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës ka thënë se idea për të kaluar natën në shtëpitë e qytetarëve të Prishtinës ka ardhur pas një analize të gjendjes në qytet.

Ismaili ka thënë se kjo ide është jetësuar në mënyrë që qytetari të jetë më afër me udhëheqësit e komunës.

“Ka qenë një ide që është jetësuar kadal dal. Së pari e kemi analizu distancën në mes qytetarit dhe kryetarit dhe kemi menduar ta ndryshojmë këtë”, tha ai.

Ismaili tha se janë vetë qytetarët që janë munduar t’i tregojnë se cila është gjendja e kryeqytetit.

“Qytetarët janë munduar të më bindit duke thënë “hajde te unë e sheh qysh o””, thotë Ismaili.

Ai po ashtu ka shtuar se qëllimi i tij është që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.

Sa i përket se si i përzgjedh familjet ku do të kalojë natën, ai ka thënë se ka raste kur shkon te persona që ka takuar edhe më parë, por ka edhe raste kur qytetarët vet e ftojnë Ismailin duke i shkruar në rrjete sociale.

“Qytetarët ka ndodhur që më kanë shkruajtuar hajde tek unë dhe unë kam shku atje”, tha Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat