Bashkësia lokale e Karaçevës takohet me komisionin e Kuvendit, këto janë kërkesat e tyre

Aktuale

Bashkësia lokale e Karaçevës takohet me komisionin e Kuvendit, këto janë kërkesat e tyre

Nga: G.B Më: 23 korrik 2021 Në ora: 10:13
Pamje nga takimi

Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e poshtme, komuna e Kamenicës, ka mbajtur një takim zyrtar, me  një delegacion nga Kuvendi nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, që përfaqësohej në emër të kryetarit.

Në takim u diskutuan hallet dhe brengat të cilat banorët e brezit kufitar i kanë nga viti 2001 deri më sot.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, ka përmendur hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe me të gjitha mjetet ushtarake, të armatosur hynë në territorin e Republikës së Kosovës.

"Në takim u njoftua komisioni për hyrjen e xhandarmërisë serbe gjatë gjithë këtyre viteve, ne banorët e brezit kufitar kërkuam nga komisioni që të njoftojnë kryeparlamentarin dhe delegatët e Kuvendit me hallet dhe brengat që janë në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Serbia po tenton ta shkëput këtë pjesë të Kosovës sepse po bazohet në marrëveshjen tekniko-ushtarake të marrëveshjes së Kumanovës, por ne banorët posedojmë dokumentacionin zyrtar valid kadastral gjeografik dhe posedojmë dhe hartën zyrtare të Serbisë që kjo pjesë është toka e jona, mirëpo megjithatë, pala serbe thirret në marrëveshjen e Kumanovës që Serbia ka falsifikua dokumentet dhe ju është servuar faktorit ndërkombëtar dhe është nënshkruar kjo marrëveshje nga NATO", ka thënë Lenjani për "Bota sot".

Më tej, ai ka shtuar se në takimin me këtë delegacion, bashkësia lokale kërkoi nga ky komision që çështja e brezit kufitar - Karaçevë të pranohet një delegacion prej 2 anëtarëve në Kuvendin e Republikës Kosovës për t'i raportuar deputetëve të Kuvendit që të njoftohen për problemet e brezit kufitar.

"Presim që kryetari të paraqet në Kuvend një rezolutë e cila kërkon që Brukseli zyrtar ta korrigjojë Serbinë dhe të përgjigjet penalisht para faktorit ndërkombëtar për falsifikimin e dokumentacioneve. Lusim të gjithë deputetët që gjatë demarkimit në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës mos të ndodh që të votohet që një pjesë e Kosovës të kalojë në anën e Serbisë me dokumentet e falsifikuara të cilat i kanë paraqitur gjatë marrëveshjes së Kumanovës. Mbesim me shprese që institucionet relevante të Kosovës t'i marrin seriozisht këtë shqetësime dhe brenga nga kjo pjesë e harrur e Kosovës", ka thënë Selver Lenjani për gazetën "Bota sot".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat