Tragjedia me viktima në Kroaci, flasin nga kompania e autobusit që u aksidentua, jepin detaje e fundit

Aktuale

Tragjedia me viktima në Kroaci, flasin nga kompania e autobusit që u aksidentua, jepin detaje e fundit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:14
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:48) - Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë për median se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 10 persona.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit dhe rreth moshës së tyre.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.

Mediumi kroat, Index.hr raportoi se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital dhe se autobusi kishte rreth 60 udhëtarë brenda.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

***

Mediat kroate kanë raportuar për një aksident trafiku në Kroaci, ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.

Siç njofton mediumi kroat, Jutarnji.hr, dyshohet për 10 viktima dhe 30 të lënduar.

Lidhur me këtë rast, nga kompania në fjalë kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.

“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania “Deva Tours” për median.

Siç shkroi gazeta kroate, autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat