Varroset nëna e pesë fëmijëve që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Aktuale

Varroset nëna e pesë fëmijëve që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:05
Arlinda Kikaj-Idrizaj

Arlinda Kikaj-Idrizaj, e cila vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, është varrosur sot në varrezat e fshatit Vitomiricë të Istogut.

Lamtumirën e fundit Arlindës, i kanë dhënë familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.

37-vjeçarja ka lënë pas pesë fëmijë, katër prej të cilëve kanë qenë më të në autobus në momentin e aksidentit.

Burri i saj me vajzën e vogël kishte mbetur në Gjermani dhe nuk ishte nisur me ta për shkak se kishte pasur të punojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat