“Mos i hani foret e njëjta tre herë”, Miftaraj thirrje qytetarëve të mos e votojnë këtë kandidat

Aktuale

“Mos i hani foret e njëjta tre herë”, Miftaraj thirrje qytetarëve të mos e votojnë këtë kandidat

Nga: A.Zh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:33
Ehat Miftaraj

Kryetari aktual i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se do të jetë sërish kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet loklale, që do të mbahen më 17 tetor.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të mos e votojnë Bahtirin, përcjell Bota sot.

Ai u ka kujtuar qytetarëve, se si Bahtiri u kishte premtuar atyre hapjen e fabrikës së këpurdhave, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Ekskluzive:

Hapet fabrika e parë e kërpudhave në Kosovë

Ku: Në Mitrovicë

Kur: Me 18 tetor 2021

Kapaciteti: 20 mijë vende të lira pune

Investitori: Agim Bahtiri me të bijtë

P.S. Mitrovicali mos i hani foret e njëjta tre herë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat