​Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

Aktuale

​Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:38
Pamje nga takimi

Mëngjesin e së hënës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim bashkatdhetarët.

Kryeministri Kurti edhe njëherë ka ritheksuar rëndësinë që ka mërgata në Kosovë.

Ai gjatë bashkëbisedimit tha se mërgata do të jetë prioritet i qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se nuk bashkatdhetarët nuk i shohin vetëm si kapacitet financiar.

“Ne konsiderojmë që mërgata jonë është pjesë vitale e kombit, popullit e shoqërisë e cila ndodhet jashtë atdheut dhe tha se këtë rëndësi të mërgatës sonë synojmë që ta kemi prioritet në qeverisjen tonë duke e llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm, nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti derisa priti në takim mërgatën.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat