Liri Loshi përsërit ambasadoren amerikane: S’ka kush e dh*en më shumë se ju

Aktuale

Liri Loshi përsërit ambasadoren amerikane: S’ka kush e dh*en më shumë se ju

Nga: H.O. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:03
Ish ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka kujtuar deklaratën e ish ambasadores amerikane, Tracey Jacobson, ‘e keni dh* punën’.

Ai thotë se është e sigurt ajo që ka deklaruar ish ambasadorja para pak vitesh, ndërsa deklarata e saj duhet plotësuar me: “…aq shumë sa s’ka kush e dhien më shumë se ju.”

Sipas tij, një zonjë e ngritur ka përdor një fjalor të tillë, pasi ajo e dinte se ish pushtetarët nuk kuptonin gjuhë tjetër.

Postimi i plotë i Liri Loshit:

Deri tash vetëm një gjë është e sigurtë; ajo që pat thënë ambasadorja amerikane se ju “e keni dhier punën” dhe kjo që po e shtoj unë tash për ta plotësuar mendimin e saj: “…aq shumë sa s’ka kush e dhien më shumë se ju.”

Po pse e pat përdorur një gjuhë aq të xhveshur një zonjë aq e ngritur dhe aq e hirshme?! Natyrisht, për një fakt shumë të thjeshtê: ajo e dinte se ju nuk kuptonit një gjuhë tjetër.

Sidoqoftë, unë i kërkoj falje lexuesit tim për gjuhën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat