Halil Geci i drejtohet Kurtit e Osmanit – ua tregon emrat e “tradhtarëve”, ja si filloi ndarja e Kosovës dhe kush e ndaloi

Aktuale

Halil Geci i drejtohet Kurtit e Osmanit – ua tregon emrat e “tradhtarëve”, ja si filloi ndarja e Kosovës dhe kush e ndaloi

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:10
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po kërkon nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të pastrojnë oborrin e fëlliqur, siç shprehet ai nga SHIK-u.

Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, Geci thotë se, nëse nuk e pastrojnë veprimtarinë e SHIK-ut, nuk kanë bërë asgjë, dhe se, ata duhet të shikojnë se ku kanë gabuar qeveritë e kaluara që mos të përsëritin të njëjtat gabime.

Geci ka shkruar edhe për ndikimin rus në Ballkan, ku kritikon disa nga politikanët e Kosovës, të cilët ishin në pushtet e tash në opozitë.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe Edi Ramën si dhe Dritan Abazoviqin.

Geci thotë se, në momentin kur Amerika i ka pa tradhtarët shqiptarë që po punojnë kundër interesit të shqiptarëve, disa i ka futur në burg, disa i ka gjunjëzuar dhe disa i ka larguar turpshëm nga politika.

Ai shkruan se, loja e tradhtarëve të vendit, siç shprehet Geci, kishte filluar nga Edi Rama në takim me Vuçiqin në Nish, ku edhe u bë projekti për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ky projekt i Sorrosit, u mor përsipër nga Hashim Thaçi, i cili u mbështet nga Lutfi Haziri.

Ai shkruan se ky projekt njëherë ishte ndalua nga Ramush Haradinaj e më pas nga prokurorët amerikan të emëruar nga Joe Biden.

Shkrimi i plotë:

Kosova me Albinin dhe Vjosën duhet urgjentisht dhe pa hezitim ta pastrojnë oborrin e fëlliqur nga SHIK-u.

Nëse i lanë me kullot atllarët e SHIK-ut në livadhin e njëjtë, le ta dinë se nuk po bëni asgjë, ashtu siç po ndodhë në disa  ministri..!

Ndikimi Rus po vërehet haptazi në Ballkan, Albinit dhe Vjosa duhet mi pa rrugët ku kanë gabuar paraardhësit e tyre, e të mos i binë të njëjtës rrugë...! Ndikimin Rus në Ballkan ka marrur përmasa të mëdha në Mal te Zi u gjet një vegël nga shqiptari Driton Abazoviči i cili me katër deputet e tij po i mban në pushtet serbët e shumdis ose më mirë me thënë qeverinë më antiamerikane në Botë...!

Në Shqipëri është vegla ma pro Greke e sllave-Ruse Edi Kristaqi, në Maqedoni burja sllave  dyshoj se po rrjedhë andej nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe nëse  se ndalon Amerika Makedonska shqiptare e ka kokën në Beograd.

Ata që dje e shalonin kalin pa fre janë rrezuar për vdekje, ngase kali pa fre i shtin hundët aty ku kullot dhe e mbushë barkun më se shumti, e kuajt e Ballkanit gjithmonë e kanë mbushur barku në livadhin e Rusisë ashtu siç ja mbushi Kristaqit të Shqipërisë. Abazoviqit të Cerna Gores, Hashimi Brojes, Stanishiqit te Drenasit, Bosnjes dhe disa liderëve Maqedonas.

Amerika nuk mundet me na mbajtur dupë gjithmonë, duhet ta keni parasysh se Amerikës, Rusia ja kalli shtëpinë e bardhë, e s’po ta kallë Kosovën dhe Shqipërinë.

Andaj ata që dje e mbanin anën e Rusisë e fotografoheshin me Putinin dhe Erdoganin dhe e rrenin Amerikën janë mbytur në bunar të madhë...!

Prandaj Kujdes Vjosa dhe Albin mbajani sa ma djathtas  se mos po mbyteni në “bunar të madh të Hadrojve”..!

Një përshkrim i një mendje normale,do ta gjykonte drejt se a  është e mundur qe Amerika të shpenzoj miliardat e saja nga taksapaguesit e saj  për  të ua shliruar bythën shqiptarëve e shqiptarët me ne krye me Hashimin Kristaqin ngridhaqin e shkerdhaqin turr prej Rusisë Turqisë, Greqisë dhe Serbisë se bashku me korin e argatëve të tyre tentuan ta ndajnë territorin për të cilin Amerika bëri luftën!

Jam fort i bindur se shqiptarët janë futur në binaret e Amerikës, dhe andej nga e kanë shliruar  Amerikanet me tomahopkat e saj nuk ka birë nëne që ua marri.

Amerika nuk e ka  besuar se ka asi lloj tradhtaresh me emra çlirimtaresh që e vjedhin dhe thërrasin ndihmaqar nga jashtë Kosovës dhe i lusin hajde ndihmona ta vjedhim dhe plaçkitim ,e ta ndajmë dhe ta shesim Kosovën kjo ndodhë vetëm te shqiptaret...!

Në momentin kur Amerika i ka diktuar, këta tradhtar, disa i ka futur në burg, e disa i ka gjunjëzuar, dhe turpshëm i ka larguar nga politika me ndihmën e votës të lirë, si: LDK-PDK-në dhe Nismën, ku do te ketë vështirësi të rimëkëmbët...!

Loja e turpit dhe e tradhtarëve të vendit ka filluar atëherë kur Edi Kristaqi me Vuqiqin takohen në qytetin dikur të shqiptarëve në Nish, për ta hedhur hapin e parë të projektit të ndarjes, projekt  ky i projektuar nga Sorrosi dhe i miratuar nga akademia e Çetnikve, ku tradhtari  i Brojes e merr mbi supet e ti si projekt të vetin, duke gjetur mbështetje nga LDK dhe veçmas nga gellovi i Anamoraves  Lutfi Haziri, i cili e mbështet publikisht projektin e Hashimit dhe ndarjen e Kosovës pa rezervë duke aluduar qe ti marri atje nja 17 fshatra shqiptare e  ti japi koha po ashtu do fshatra shqiptare.

Projekti që priste mbi tavolinë për nënshkrimin nga tradhtaret, dhe qe dukej si punë e mbaruar për një kohë e ndaloi Haradinaj, e më vonë përfundimisht e ndaluan prokuroret Amerikan të emëruar dikur nga Bideni.

Kjo ndodhi por kur Amerika mori vesh sa çka deshën me bë tradhtarët e Kosovës të re...!

Pikërisht në këtë pik-vlim kur pederi Grenell dhe pederat shqiptar se bashku me Sorrosin, Kristaqin, Isen dhe Thaçin i kishin bërë gati thasët për ti mbushur me dollarë, disa nga tradhtarët  përfunduan në burg, e disa tjerëve defatoreve dhe tupangjive ju mbeten defat në dorë kurse LDK-ja  për të cilën punova tash e 32 vite u shua si bryma para diellit, mbështetësit e Hashimit mbeten çoban lopesh.

Se si do ta menaxhon Amerika Zajednicen e nënshkruar me ndërmjetimin e ndërkombëtarëve dhe e ratifikuar në kuvend me gishtat e tradhtarëve mbetet te shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat