Ky është projekti i frikshëm që po përgatitet për Kosovën – ky politikan shqiptar po mbështet lojën e Serbisë!

Aktuale

Ky është projekti i frikshëm që po përgatitet për Kosovën – ky politikan shqiptar po mbështet lojën e Serbisë!

Nga: A.M Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:31

Publicisti dhe shkrimtari Emin Azemi, ka reaguar pas tentimit të formimit të projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Ai u shpreh i shqetësuar me këtë projeckt, pasi sipas tij kjo është një tendencë e rrezikshme, së cilës po i ndihmon edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“ Nëse në Procesin e Berlinit Kosova trajtohet dinjitetshëm, kurse në ‘OPEN BALKAN’, injorohet tërësisht, atëherë Tirana zyrtare po e fut Kosovën në agjenda të pasigurta, ku ardhmëria e saj do të varet jo nga BE dhe SHBA, por nga interesat e ngushta ruso-serbe!”, shkroi Azemi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A PO PËRGATITET NJË DEVJIM I FRIKSHËM GJEOPOLITIK PËR KOSOVËN?!

Nga BeH vinë zëra që kundërshtojnë iniciativënn OPEN BALKAN, me arsyetimin se tash më ekziston një iniciativë tjetër shumë më e mirë – Procesi i Berlinit, e cila ka favore dhe perspketivë më të shkëlqyer.

Deputeti i SDA në Parlamentin e BeH, Šemsudin Dedić thotë se BeH në samitin e Sofijes e ka nënshkruar një Marrëveshje mbi tregtinë e lirë në të cilën marrin pjesë gjashtë shtetet e Ballkanit Perendimor, përfshi edhe Kosovën.

“Kjo marrëveshje është nën ombrellën e BE-së, e inicuar në kuadër të Procesit të Berlinit, si një platformë rajonale që realizohet në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Një dimension tjetër i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje ngërthen një shkallë shumë më të lartë bashkëpunimi se sa OPEN BALKAN. Duke i marrë parasyssh të gjitha këto prioritete, përse duhet të bëhemi pjesë e një iniciative të tre shteteve, kur veç e kemi nënshkruar një marrëveshje tjetër me gjashtë shtete. Dhe përse duhet të hyjmë dikund ku nuk është nën ombrellën e BE-së. Kam frikë se për dallim nga Marrëveshja e nënshkruar në Sofje, i ashtuquajturi OPEN BALKAN, nuk ka të bëjë fare me ekonominë, kurse BeH në këtë moment i duhet bashkëpunim ekonomik e jo narracion politik i Serbisë”, ka thënë Deputeti i SDA në Parlamentin e BeH, Šemsudin Dedić, transmeton portali saff.ba.

PO pse atëherë Edi Ramçe me kaq ngulm heqë dorë nga Procesi i Berlinit dhe vrapon të futet në prehërin e OPEN BALKAN, ku Serbia do ti përcaktojë rregullat e lojës.

Nëse OPEN BALKAN është zëvendësim i Procesit të Berlinit, atëherë kjo është një tendencë e rrezikshme, së cilës po i ndihmon edhe kryeministri shqiptar.

Çfarë halli ka ai?

Pse po e bën këtë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat