“Me ta lujt trunin”/ Pozhari irritohet nga këto veprime të opozitës

Aktuale

“Me ta lujt trunin”/ Pozhari irritohet nga këto veprime të opozitës

Nga: A.M Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:20
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj opozitës, pas kritikave të këtyre të fundit ndaj Qeverisë Kurti për emërimet e bordeve.

Ai ua rikujtoi opozitës kohën kur ishin në krye të qeverisë e shkelnin me dy këmbë ligjin.

Madje, ai përmendi edhe se si Ramush Haradianj privatizoi toka për vetëm 3.70 cent.

“Ani kur po thirren në ligj, me ta lujt trunin. Atë ligj që e kanë shkelë me dy këmbë dhe e kanë bë si 'llastikun', qysh ju përshtatet.

Fakt është se Ramush Haradinaj i ka privatizu 200 hektarë për 76 mijë euro. Veç 3.70 euro për ari”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lezet kur e ke mundësinë me ua thënë direkt në sy se ju keni privatizu pronë shoqërore tu thirr në emër të UÇK-së dhe tash gjoja shqetësoheni për bordet. Ani kur po thirren në ligj, me ta lujt trunin. Qat ligj që e kanë shkelë me dy këmbë dhe e kanë bë si 'llastikun', qysh ju përshtatet.

Fakt është se Ramush Haradinaj i ka privatizu 200 hektarë për 76 mijë euro. Veç 3.70 euro për ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat