Drekat zyrtare të deputetëve i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 6 mijë euro

Aktuale

Drekat zyrtare të deputetëve i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 6 mijë euro

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:37
Kuvendi

Drekat zyrtare të deputetëve të Kosovës për muajt prill, maj dhe qershor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 5 mijë e 749 euro.

Vetëm një drekë zyrtare e deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në një nga hotelet në kryeqytet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 409 euro. Për drekë zyrtare, por në lokacion të ndryshëm, deputetët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini shpenzuan 224 euro gjatë muajit qershor.

Në të njëjtin muaj, po në drekë zyrtare, deputetët e Komisionit për Shëndetësi shpenzuan 243 euro.

Pa ngrënë drekë nuk mbetët edhe deputetët, anëtarë të komisionit AD-HOC për përzgjedhjen e Bordit të RTK-së. Dreka e tyre, më 8 qershor të këtij viti i kushtoi buxhetit të shtetit 141 euro.

Ndërsa, një drekë zyrtare e nënkryetarit të Kuvendit, Slavko Simiq i kushtoi vendit 97 euro.

Në raportin për shpenzimet e gjashtëmujorit të partë të Kuvendit, shihet se pjesa tjetër prej 4 mijë e 634 euro janë shpenzimet e tjera të deputetëve në bufenë e Kuvendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat