Në Suharekë digjen disa shtëpi

Aktuale

Në Suharekë digjen disa shtëpi

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Situata ende vazhdon të mbetet kritike nga zjarret, informon kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.

“Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”, njofton tutje Muharremaj.

Ai thotë se të gjitha ekipet janë në teren “me të gjitha kapacitet vepruese”.

“Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”, thotë Muharremaj në reagimin e tij në Facebook.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat