Ofendoi rëndë presidenten, asistentja e Osmanit i reagon ish-këshilltarit të Thaçit: E ke marr kartonin e kuq

Aktuale

Ofendoi rëndë presidenten, asistentja e Osmanit i reagon ish-këshilltarit të Thaçit: E ke marr kartonin e kuq

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:30
Egnesa Vitia, Artan Murati dhe Vjosa Osmani

Egnesa Vitia, asistente e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar Adil Behramajt, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Behramaj ka përdorur gjuhë fyese, teksa ka akuzuar Presidencën se po fsheh pushimet e Osmanit në Turqi.

“E turbullon pak detin dhe e ngre ujin përpjetë”, ka shkruar në Facebook ish-këshilltari i Thaçit.

E sipas Vitisë, Behramaj po shfaq simptoma të dëshpërimit, ngaqë siç ka thënë ajo “është përmbyll epoka e tyre” me kartonin e kuq nga votuesit, përcjell Bota sot.

Ajo i ka kërkuar Behramajt, që ta “fisnikërojë fjalor fyes”, pasi sipas saj, postimet e tij lexohen nga nëna, motra apo edhe vajza e tij.

“Vjosa të bën krenar edhe ty çdo ditë si qytetar i këtij vendi!”, ka shkruar Egnesa Vitia.

Reagimi i saj i plotë:

I nderuar Adil, ngaqë keni shijuar ndjesinë e pushtetit, e kupton mirë funksionimin. Në politikë kritikohen idetë apo mendimet. Zhvendosja e vëmendjes nga përmbajtja e bën të gërditshëm atë që po cilësohet "mendim i lirë". Ka dallim substancial ndërmjet mendimit dhe stigmatizimit. Përcaktimi yt për të dytin shpërfaqë simptoma të dëshpërimit, ngase është përmbyllë epoka juaj. E keni marrë kartonin e kuq nga votuesit dhe këtu s'duhet të ketë hidhërim, por reflektim. Jo qëndrime Ad Hominem, por, kritikë përmbajtjesore. E vërtetë që platformat sociale janë mundësi për t'i shfaqur qëndrimet në lidhje me procese, individë e fenomene, ama mos harxho kohë duke bërë "dezhurni". Diskursin fyes, të cilin duket ta kesh të kultivuar përpiqu ta fisnikërosh, sepse sigurisht postimet tuaja i lexojnë nëna, motra apo mbase edhe vajza juaj!

Adil, adoptohu me realitetin e ri, shteti nuk është i individëve. Vjosa të bën krenar edhe ty çdo ditë si qytetar i këtij vendi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat