Njëri nga pushuesit nga Kosova tregon si i shpëtuan 9 turistët në Shëngjin

Aktuale

Njëri nga pushuesit nga Kosova tregon si i shpëtuan 9 turistët në Shëngjin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:57
Shëngjin, Fitim Havolli

Erërat e mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të Shqipërisë, kanë bërë që të shkaktohen valë në det. Disa turistë kanë pasur vështirësi që të dalin në brigje si pasojë e valëve të mëdha.

Por, për këtë janë kujdesur turistë të tjerë që cilët janë bërë varg në mënyrë që t’i ndihmonin ata.

Fitim Havolli, njëri nga pushuesit nga Kosova, i cili ishte i gatshëm për t’i ndihmuar tregoi se si rrodhi ngjarja.

“U çuan disa dallgë të mëdha dhe për një moment e vërejtëm që disa pushues që ishin në ujë u larguan në skaj të plazhës. Ishte një panikë e madhe, por kishte edhe mobilizim. U organizuam me disa miq e shokë rreth 100 persona dhe falë Zotit dhe angazhimit të të gjithëve i nxorrëm të gjithë ata njerëz të cilët më pas iu bashkuan familjes”.

Havolli tutje tregon që ishte një rast goxha i rëndë, pasi sipas tij njerëzit mund edhe ta humbnin jetën në atë rast.

“Ata ishin rreth 300 metra larg detit dhe plazhit por dallgët i dërguan edhe më tutje dhe ata tentonin të vinin për të dalë nga uji. Fatmirësisht dolën të gjithë shëndosh e mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat