Mbytet një 33 vjeçar nga Kosova në Ulqin

Aktuale

Mbytet një 33 vjeçar nga Kosova në Ulqin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:14
Ulqin

Një pushues 33 vjeçar nga Kosova është mbytur në det në plazhin e madh të Ulqinit, raporton portali malazias UI-info Portal.

Sipas këtij mediumi lokal, ky është i treti person brenda javës që ndodh të përmbytet në det.

Kjo për shkak të erërave dhe rrymave të forta të detit.

Në njoftim shkruhet se “nëpër të gjitha plazhet ishin vendosur flamuj të kuq paralajmërimi për mostejkalim të zonës së rrezikshme në det”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat