Themeluesi i UҪK-së: “Kur u kthye Samiu prej Gjermanie”, qytetarët ‘gozhdojnë Mergim Lushtakun

Aktuale

Themeluesi i UҪK-së: “Kur u kthye Samiu prej Gjermanie”, qytetarët ‘gozhdojnë Mergim Lushtakun

Nga: H.O. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 09:41
Mergim Lushtaku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku në një postim të tij në Facebook ka publikuar një foto ku shihet babai i tij, Samiu me disa bashkëpunëtorë.

Lushtaku shkruan se ata janë disa nga themeluesit e UҪK-së.

“Bashkë disa nga themeluesit e UÇK-së. Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran. #SamiLushtaku #FadilKodra #JakupNura #SahitJashari #RafetRama #AdemNura”, shkruan Lushtaku.

Por në komente ka pasur reagime të qytetarëve, ku njëri prej tyre e ka pyetur Lushtakun se ‘kur u kthy Samia prej Gjermanisë?’.

“Cili prej tyne e ka themelu UÇK-në? Kur u kthy Samia prej Gjermanisë? Kush e ka udhëheq grupin e parë të UÇK-së? Meritat nuk blihen me statusa në fb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat