U raportua se sot t`i bashkohet PDK-së, flet Dardan Sejdiu, ja çfarë thotë

Aktuale

U raportua se sot t`i bashkohet PDK-së, flet Dardan Sejdiu, ja çfarë thotë

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:39
Dardan Sejdiu

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se Dardan Sejdiu do t`i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përkundër kësaj, ai sot ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën brenda PDK-së.

“Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.

Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!

Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat