​Deputeti i LVV-së: Mungesa e trashëguar e një sistemi për emergjencat civile e ka vështirësuar reagimin kundër zjarrit

Aktuale

​Deputeti i LVV-së: Mungesa e trashëguar e një sistemi për emergjencat civile e ka vështirësuar reagimin kundër zjarrit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:30
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka deklaruar se mungesa e një sistemi të mirëfilltë të emergjencave civile e ka vështirësuar reagimin në luftën kundër zjarrit.

Ai në seancën e Kuvendit, në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, tha se pavarësisht kësaj, zjarrfikësit janë duke bërë një luftë heroike për t’i shuar zjarret që e kanë kapluar një pjesë të vendit.

Rexhaj: E kemi trashëguar mungesën e një sistemi të mirëfilltë

“Sistemi i brishtë i emergjencave civile, mungesa e thellë e organizimit dhe pajisjeve, por prapë kemi forca zjarrfikëse në kufijtë e heroizmit që po ballafaqohen me jetë në mënyrë vetëmohuese. Me sakrificë ata po i përgjigjen në luftën kundër zjarrit. E kemi trashëguar mungesën e një sistemi të mirëfilltë të mbrojtjes së pyjeve dhe ende nuk paralizohet askush kur i vë zjarrin kullotave. Sistemi i ujitjeve është jashtë funksionit prej kohës dhe vendimi më i afërt për të marrë ujin është larg kilometra”, tha ai.

Sipas tij, ekzekutivi do të punojë në funksion të rregullimit të këtij sistemi.

Rexhaj: Na kërkohet punë në funksionin e rregullimit të sistemit të emergjencave

“Shpejtë na kërkohet të kemi punë në funksion të rregullimit të sistemit të emergjencave. Prandaj Kosovës i duhet themelimi i shoqatave vullnetare të zjarrfikësve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat