Kjo është rruga e dy shteteve shqiptare

Aktuale

Kjo është rruga e dy shteteve shqiptare

Nga: A.SH Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:08
Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë

“Ballkani i hapur” është bërë temë tash e sa ditë. Kjo inciativë ka marrë kritika të shumta, sidimos në drejtim të kryeministri të Shqipërisë Edi Rama. Kosova nuk merr pjesë në këtë inciativë.

“Rruga e përfitimeve ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës është në drejtim të Agjendës së Berlinit të Merkelit për Ballkanin Perëndimor, jo në Ballkanin e Hapur serbo-ruse”, kështu mendon profesori Sulejman Mehazi.

Sipas tij, lehtësimi i bashkëpunimit rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, është inciativa Agjenda e Berlinit e udhëhequr nga Gjermania.

“Agjenda e Berlinit është iniciativë e udhëhequr nga Gjermania për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. Agjenda e Berlinit është komponenti më i rëndësishëm që synon lidhjen apo aleancën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë, marrëdhënieve ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali krijuan komunikimin mes udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të reja rajonale”.

Ai në shkrimin e tij deklaron se rruga e vetme për dy shtetet shqiptare është në drejtim të Agjendës procesuese te Berlinit e jo të Open Balkana-it të Serbisë e Rusisë.

“Para Samitit të vitit 2018 në Londër, shumë çështje të ngutshme mbetën të paprekura dhe bashkëpunimi midis udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ende është larg nga të qenët i kënaqshëm. Samiti i Londrës duhet të përqendrohet në tema që do t’i zgjidhin çështjet bilaterale dhe do ta promovojnë pajtimin. Kosova do përfitojë shumë nga të qenët pjesë e Agjendës së Berlinit. Megjithatë, marrëdhëniet e dobëta me vendet fqinje dhe mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së është duke e penguar përparimin. Brengat e brendshme, përfshirë institucionet e dobëta dhe krizat e vazhdueshme, e kanë bërë Kosovën të ketë performancë të ulët në planifikim, koordinim dhe zbatim. Procesi i Berlinit nuk duhet të largohet, po duhet pranuar sa më shpejt për t’u rimbushur dhe përfshirë në Strategjinë e BE-së për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor. Rruga e dy shteteve shqiptare është në drejtim të Agjendës procesuese te Berlinit e jo të Open Balkana-it të Serbisë e Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat