Driton Muharremi dorëhiqet nga pozita e anëtarit në KGJK

Aktuale

Driton Muharremi dorëhiqet nga pozita e anëtarit në KGJK

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:22
Driton Muharremi

Anëtari i Këshillit Gjyqësot të Kosovës, Driton Muharremi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë Këshill.

Kjo pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Shqip e ku është i përfshirë edhe ai.

Për dorëheqjen e tij ka njoftuar edhe KGJK-ja përmes një njoftimi për media.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së z. Driton Muharremi. Z. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor. KGjK, do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat