U emërua në kryesinë e re të PDK-së, tërhiqet Donika Shahini

Aktuale

U emërua në kryesinë e re të PDK-së, tërhiqet Donika Shahini

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:26
PDK

Donika Shahini – Lami ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e kryesisë së PDK-së, për arsye personale.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka falënderuar lidershipin e PDK-së për besimin e dhënë.

“Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re.Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim.

Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat