Bregoviq në Festën e Birrës/ Thaçi: Ministria e Kulturës duhet t’i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës

Aktuale

Bregoviq në Festën e Birrës/ Thaçi: Ministria e Kulturës duhet t’i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës

Nga: A.SH Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:49
Goran Bregoviç

Në Korçë do të mbahet ‘Festa e Birrës’ dhe aty është i ftuar të marrë pjesë edhe këngëtari serb Goran Bregoviç.

Për këtë ka pasur reagime të shumta nga bota artistike, madje disa prej këngëtarve shqiptarë kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në atë festë.

Analisti Jusuf Thaçi nga ka reguar për këtë duke thënë se, për këtë duhet të ketë reagim institucional.

“Ministria e Kulturës e Kosovës duhet t'i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës duhet të ofrojë argumentet pse kjo është fyese për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe pse kjo është fyese për vlerat njerëzore e artistike në përgjithësi” ka thënë Thaçi.

Postimi në Facecook:

I ashtu-quajturi artist, këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili me vetëdije ka vendosur që artin t'ia vë në shërbim politikës kriminale e gjenocidiale, është ftuar në mënyrë institucionale nga Bashkia e Korçës.

Prandaj, edhe reagimi nga Kosova në lidhje me këtë ofendim duhet të jetë institucional. Ministria e Kulturës e Kosovës duhet t'i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës duhet të ofrojë argumentet pse kjo është fyese për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe pse kjo është fyese për vlerat njerëzore e artistike në përgjithësi. Bazuar në këto argumente, duhet të kërkojë që ftesa për këtë këngëtar të anulohet.

Kjo nuk ka nevojë të bëhet në emër të nacionalizmit, por para sës gjithash në emër të humanizmit.

Poshtë të ashtu-quajturit artistë që frymëzojnë e mbështesin politika anti-njerëzore, pavarësisht cilës përkatësi të çfarëdollojshme i përkasin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat