Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna

Aktuale

Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:20
Bjeshkët e Nemuna

Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit.

Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.

Si pasojë e zjarrit, një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur. Policia tashmë ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Për shuarjen e zjarreve, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s si dhe banorë lokalë.

Disa pamje të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat