Lista e gjatë e këngëtarëve që duhej ftuar përpara Bregoviqit në Korçë, sipas Thaçit

Aktuale

Lista e gjatë e këngëtarëve që duhej ftuar përpara Bregoviqit në Korçë, sipas Thaçit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:45
Jusuf Thaçi

Opinionisti Jusuf Thaçi ka propozuar një sërë këngëtarësh dhe bendesh muzikore që mund të ftoheshin përpara këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë.

Thaçi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka propozuar, krahas artistëve në Shqipëri dhe Kosovë, në festivalin në fjalë të ftohej Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Ta ndihmojmë Bashkinë e Korçës me propozime të këngëtarëve (grupeve muzikore) cilësorë dhe të përshtatshëm për Festivalin e Korçës: Aleksander Gjoka, Alma Bektashi, Ardit Gjebrea, Aurela Gace, Dua Lipa, Eda Zari, Elhaida Dani, Eli Fara, Elina Duni, Elita 5, Elsa Lila, Elton Deda, Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Era Istrefi, Eugent Bushpepa, Flaka Krelani, Frederik Ndoci, Genc Salihu, Irma Libohova, Jericho, Mariza Ikonomi, Minatori, Pirro Çako, Redon Makashi, Rita Ora, Rona Nishliu, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu, Sidrit Bejleri, Troja. P.S: Lista mund të zgjatet edhe më, por kaq m’u kujtuan për momentin”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Opinionisti Thaçi më herët ka kërkuar nga institucionet kosovare të dërgojnë notë proteste ndaj atyre të Shqipërisë, derisa e ka cilësuar si fyese ftesën e Bregoviqit në Festivalin e Korçës.

“Prandaj, edhe reagimi nga Kosova në lidhje me këtë ofendim duhet të jetë institucional. Ministria e Kulturës e Kosovës duhet t’i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës duhet të ofrojë argumentet pse kjo është fyese për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe pse kjo është fyese për vlerat njerëzore e artistike në përgjithësi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat