“Debillat ma të mëdhenj”/ Edhe Blerim Latifi përfshihet në debatin për Bregoviqin

Aktuale

“Debillat ma të mëdhenj”/ Edhe Blerim Latifi përfshihet në debatin për Bregoviqin

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:00
Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar debatin që po bëhet lidhur me ftesën që Bashkia e Korçës i ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviq, që të marrë pjesë në Festën e Birrës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi i ka quajtur debilla ata që ftesën për Bregoviqin e shesin si tregues kozmopolitizmi dhe “turbo-folkun e tij serb si muzikë e nivelit të lartë”.

Tutje, Latifi i ka quajtur debilla edhe ata që mendojnë se “për t’u treguar kozmpolit duhet, si kusht, që të ofendosh ose nënçmosh kulturën e vendit tënd.”

“Debillat ma të mëdhnj në kët’ debatin për Bregoviqin janë ata që ftesën për të e shesin si tregues kozmopolitizmi dhe turbo-folkun e tij serb si muzikë e nivelit të lartë.

Sigurisht, debilla të mëdhenj janë edhe krejt ata që mendojnë se për t’u treguar kozmpolit duhet, si kusht, që të ofendosh ose nënçmosh kulturën e vendit tend”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat