Viziton Prishtinën Princi Leka II

Aktuale

Viziton Prishtinën Princi Leka II

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Trashëgimtari i fronit mbretëror shqiptar Princ Leka II është duke qëndruar në Prishtinë.

Ai është parë në një nga restaurantet e kryeqytetit me miqtë e tij, drejtorin e televizionit “Kanal 10”, Arben Ahmetin dhe bashkëshortën e tij, gazetaren Valentina Ahmeti.

Kujtojmë se djali i familjes Ahmeti mban emrin Zog në nderim të mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu.

Nuk ka ndonjë konfirmim për takime zyrtare të Princit Leka Zogu II.

Siç duket në këtë foto, ai po e shijon qëndrimin me Zog Ahmetin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat