Strategjia e veҫantë e Serbisё për të përҫarë shqiptarët/ Ish-ambasadori: Ky shqiptar po e zbaton me djallёzi!

Aktuale

Strategjia e veҫantë e Serbisё për të përҫarë shqiptarët/ Ish-ambasadori: Ky shqiptar po e zbaton me djallёzi!

Nga: A.M Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:37
Islam Lauka

Po vazhdojnë tash e disa ditë reagimet kundër ftesës së këngtarit serb, Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korҫë.

Së fundi, është ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka që komentoi këtë ҫështje.

Ai u shpreh se Serbia po pёrdorё njё strategji tё vjetёr pёr t’i pёrҫarё shqiptarёt, madje ai tregoi edhe ‘instrumentet’ qё po pёrdoren nga Beogradi.

tё “Ҫelёsit tё Tiranёs”, nё vitin 2006. 

“Strategjia e vjetёr e Beogradit pёr t’i pёrҫarё shqiptarёt, duke i paraqitur si tё mirё ata tё Shqipёrisё dhe si demonё ata tё Kosovёs, e pёrpunuar dhe e zhvilluar mё tej nga Vuҫiqi, ёshtё pёrvetёsuar dhe po zbatohet me zell e djallёzi nga kryeministri Rama.

Nё njё kohё qё shqiptarёt e Kosovёs (dhe jo vetёm ata) janё ngritur njёzёri kundёr pjesёmarrjes sё Bregoviҫit, e indoktrinuara e Edi Ramёs, Benila Terova, tregohet e pandjeshme ndaj ndjenjave tё tyre dhe e barrikadon veten nё pozicionin politik tё dhaskalit tё saj, si instrument i Serbisё”, shkroi nё Facebook Lauka, pёrcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Ftesa pёr Bregoviҫin si pozicionim i hapur politik i Edi Ramёs

Nё konferencёn e saj tё shtypit, nёnkryetarja e Bashkisё sё Korcёs, Benila Terova, deklaroi se refuzon tё pozicionohet politikisht nё debatin rreth ftesёs sё Goran Bregoviҫit dhe se organizatorёt e “Festёs sё Birrёs”, pavarёsisht reagimit, siҫ i etikoi ajo, tё “grupeve nacionaliste”, nuk do ta anulojё pjesёmarrjen e tij.

Qёndrimi i zonjёs Terova ёshtё shprehje e njё pozicionimi politik tё hershёm, por konstant tё Edi Ramёs, nё shёrbim tё Beogradit. Ftesa pёr Bregoviҫin ёshtё nё vazhdёn e qёndrimeve tё tij pёr dialogun Kosovё – Serbi, pёr “minishengenin” apo “Ballkanin e hapur” dhe ka zёnё fill me dorёzimin, pikёrisht kёtij artisti, tё “Ҫelёsit tё Tiranёs”, nё vitin 2006. 

Strategjia e vjetёr e Beogradit pёr t’i pёrҫarё shqiptarёt, duke i paraqitur si tё mirё ata tё Shqipёrisё dhe si demonё ata tё Kosovёs, e pёrpunuar dhe e zhvilluar mё tej nga Vuҫiҫi, ёshtё pёrvetёsuar dhe po zbatohet me zell e djallёzi nga kryeministri Rama.

Nё njё kohё qё shqiptarёt e Kosovёs (dhe jo vetёm ata) janё ngritur njёzёri kundёr pjesёmarrjes sё Bregoviҫit, e indoktrinuara e Edi Ramёs, Benila Terova, tregohet e pandjeshme ndaj ndjenjave tё tyre dhe e barrikadon veten nё pozicionin politik tё dhaskalit tё saj, si instrument i Serbisё. Edhe nё rastin e ftesёs sё Bregoviҫit, mesazhet e Ramёs dhe Terovёs janё tё njёjta me ato tё presidentit serb, Aleksandёr Vuҫiҫ:

- Shqiptarёt e Shqipёrisё i njohin vlerat pannjerёzorё tё muzikёs dhe artit, ndёrsa ata tё Kosovёs, politizojnё ҫdo gjё;

- ata tё Shqipёrisё janё internacionalistё, tё Kosovёs, nacionalistё;

- tё Shqipёrisё janё tolerantё, tё Kosovёs ekstremistё;

- tё Shqipёrisё, me vizion pёr tё ardhmen, tё Kosovёs janё pengje tё sё shkuarёs;

- tё Shqipёrisё janё tё kulturuar, tё Kosovёs, tё vrazhdё dhe tё praprambetur;

Pёrfundimi? Shqiptarёt e Kosovёs janё tё paaftё tё bisedojnё pёr fatin e tyre. Pёr kёtё ҫёshtje mund tё merremi vesh mё mirё me shqiptarё si Edi Rama.

Duke qenё i tillё, pra, pozicionim i hapur politik, proserb dhe antishqiptar, pjesёmarrja e Bregoviҫit nё “Festёn e Birrёs” duhet kundёrshtuar me vendosmёri, me tё gjitha fromat demokratike tё rezistencёs, pёrfshirё bojkotin dhe protestat nё Prishtinё, Tiranё, Korҫё, etj.

P.s. I sugjeroj znj. Terova qё, nё aspektin protokollar, t’ia kujtojё Bregoviҫit qё ta sjellё me vete dekoratёn, “Urdhёri i Yllit tё Karagjorgjit”, qё iu akordua atij nga Presidenti Vuҫiҫ, nё shkurt tё kёtij viti. Kjo ёshtё dekorata mё e lartё shtetёore qё jepet nё Serbi, pёr shёrbime civile dhe ushtarake. Para Bregoviҫit, vitin e kaluar, atё e mori shkrimtari austriak, Peter Handke, qё njihet si mbёshtetёs i Millosheviҫit dhe kundёrshtar i ndёrhyrjes sё NATO-s nё ish-Jugosllavi, ndёrsa, mё 2018, ajo iu akordua gjeneralit serb, Ljubisha Dikovic, ish-komandant i brigadёs sё motorizuar serbe, nr. 37, gjatё luftёs nё Kosovё, e cila ёshtё marrё, veҫ tё tjerash, me transportin e civilёve tё vrarё shqiptarё drejt varrit masiv tё Rudnicёs nё Serbi, ku nё vitin 2014, u zbuluan eshtrat e 52 prej tyre. Njё kopje tё kёsaj medaljeje, znj. Benila mund t’ia dhurojё KM Rama, derisa ai ta marrё origjinalin, tё cilin, me siguri, do t’ia akordojё miku i tij, Vuҫiҫ, pёr “kontribut tё jashtёzakonshёm nё pёrҫarjen e shqiptarёve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat