Një e nga një: Gazetari shqiptar ia përmend të “zezat” Ramës – ja çka i kujton për Kosovën

Aktuale

Një e nga një: Gazetari shqiptar ia përmend të “zezat” Ramës – ja çka i kujton për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:42
Çim Peka

Gazetari shqiptar Çim Peka, ka thënë se as gjyqi i Sali Berishës dhe as heshtja e kreut demokrat Lulzim Basha, nuk do ta shpëtojnë kryeministrin Edi Rama.

Peka ia ka numëruar të gjitha të “zezat” Ramës, duke thënë se sulmet e ambasadorëve po ia shtojnë përkrahjen opozitës.

Gazetari ia ka përmendur Ramës edhe tentimin për ndarjen e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pekës në Facebook:

As gjyqi “Berisha-Blinken” dhe as heshtjet e Bashës nuk e shpëtojnë dot Ramën. Linda, Olsi, Xibraka, inceneratorët, kullat, 110 milion eurot e “Agon” janë aty. Dosja e Dibrës është aty, blerja e votave dhe rikthimi i 900 mijë spiunëve me emrin patronazhistë janë aty.

Tentativa për ndarjen e Kosovës dhe 6 miljet dhuratë për Greqinë janë aty. Kthimi i portit të Durrësit në portën e kokainës “Azi-Evropë” është aty. Sulmet e ambasadorëve vetëm sa i shtojnë përkrahjen opozitës. Rasti i Kosovës është treguesi, urrejtja e popullit të rrjeteve sociale e pasqyron këtë.

Së fundi, 200 milionët e Ramës sipas raportit të OSBE janë aty. Po nuk e bëri kjo opozitë luftën ndaj Ramës dhe sekserëve ndërkombëtarë që duan stabilokracinë dhe jo demokracinë, do ta bëjë dikush tjetër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat