“Ciganë në sulm! Boom, boom..”/ Çfarë fshihet pas këngës ‘Kallashnikov” të Bregoviqit

Aktuale

“Ciganë në sulm! Boom, boom..”/ Çfarë fshihet pas këngës ‘Kallashnikov” të Bregoviqit

Nga: A.M Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:22
Goran Bregoviq

Këngëtari serb, Goran Bregoviq është kryetema e ditëve të fundit, pas ftesës së tij në Festën e Birrës në Korccë.

E krahas kësaj, u përmend kënga e tij e famshme ‘Kallashnikov’me të cilën i inkuarajonte serbët të kryenin krime ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit në Kosovë.

E profesori Milazim Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook ka ndarë disa vargje të kësaj këngë, ku pyet nëse Bregoviq vikitimat i paraqet si militarë?!

“Kënga “Kallashnikov” është shembul konkret. Ja disa nga vargjet e saj idiote: “Ciganë, në sulm! Boom, boom, boom, boom, boom(…) Ciganë, ndalo!”A thua viktimat i paraqet si militarë?!”, u shpreh Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Goran Bregoviqi është simbol i abuzimit me vuajtjet e romëve dhe me vlerat muzikore të tyre. Ua ka vjedhë ritmet, motivet, nganjëhere edhe stilin e veshjes. Por, është tallë me ta.  Kënga “Kallashnikov” është shembul konkret. Ja disa nga vargjet e saj idiote: “Ciganë, në sulm! Boom, boom, boom, boom, boom(…) Ciganë, ndalo!”A thua viktimat i paraqet si militarë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat